Kryemadhi, u bën thirrje qytetarëve të mos e mbajnë maskën, ja si t’i kundërpërgjigjen policëve

Vendimi qe tani eshte marre per detyrimin e maskes dhe qe do hyje ne fuqi diten e enjte, duket se eshte pare si nje vendim i papranueshem nga ana e kryetares se LSI, Monika Kryemadhi, e cila thote se nuk do ta mbaje masken e madje u ben thirrje edhe qytetareve te mos e mbajne e tu kunderpergjigjen policeve.

Ne nje emirison ajoa ka komentuar ne lidhje me vendimin e marre per vendosjen e maskes qe prej dates 15 tetor. Ja nje pjese e bisedes.

Znj. Kryemadhi, duke filluar nga dita e enjte qeveria ka vendosur që të gjithë pa përjashtim do duhet të mbajmë maska kudo, përveçse kur jemi në shtëpi, përndryshe do të gjobitemi. Ju personalisht a do ta mbani maskën?

Ky zotëria na thotë po ece në rrugë duhet të jesh me maskë, ndërsa po hyre 100 vetë në lokal, mos mbani maskë. Dakord që ky po na nxirrka një modë të re të vendosjes së maskës në çdo ambient përveçse në shtëpi, a e ka bërë llogari ky njeri se sa do t’u kushtojë xhepave të shqiptarëve kjo maska? Maska më e lirë është 700 lekë. Apo ka nevojë ky që të bëjë një tjetër koncesion për këto maskat në mënyrë që t’u garantojë shitjen. Unë personalisht nuk do ta mbaj maskën dhe u bëj thirrje gjithë qytetarëve shqiptarë që mos ta mbajnë atë, përveçse aty ku është e domosdoshme për ta mbajtur. Nuk besoj që Edi Rama ka kaq shumë problem shëndetin e shqiptarëve, sepse po të kishte këtë problem, gjënë e parë që do kishin bërë do të ishte anulimi i koncesionit të shëndetësisë. Këta njerëz që kanë grabitur pushtetin nuk meritojnë gjë tjetër veçse, jo vetëm që nuk duhet përdorur maska, por duhet dalë në rrugë. Nëse nuk e mbani maskën rrezikoni të gjobiteni nga Policia Bashkiake apo Policia e Shtetit… Po le të guxojnë dhe unë do t’u bëj thirrje çdo qytetari që do ta ndalojë çdo polic, qoftë i Edi Ramës qoftë i Erion Veliajt, t’i kundërpërgjigjet, sepse vetë policët të parët nuk do të kenë lekë për të blerë maska.