Home TE NDRYSHME Koronavirusi, ja pse BE nuk i hap kufijtë për Shqipërinë dhe Kosovën

Koronavirusi, ja pse BE nuk i hap kufijtë për Shqipërinë dhe Kosovën

174
0

Pas dates 1 korrik BE nuk do t`i hapi kufijte per pjesen me te madhe te shteteve ballkanike pervec Malit te Zi dhe Serbise.

Pas nje bisedimi te gjate midis vendeve anetare te BE qe u mbajt ne takimin e Brukselit, te gjitha shtetet hartuan nje liste te vendeve qe ata konsideronin me te sigurta sa i takonte situates epidemiologjike dhe gjithashtu dhane edhe nje rekomandim per Keshillin Evropian.

Ne fillim ambasadoret miratuan kriteret qe duheshin marre ne konsiderate per heqjen e kufizimeve te udhetimit te shtetasve te huaj dhe ketu me pas hartuan nje liste me 15 vende, ku Shqiperia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova nuk ishin perfshire e mesa duket edne deri ne 1 korrik nuk dihet a do munden te kene mundesi udhetimi ne BE.

Kujtojme se dy jave me pare KE kishte propozuar qe per te gjitha vendet e Ballkanit te hapeshin kufijte por me vone situata e pandemise u perkeqesua dhe pati nje rritje te numrit te rasteve me Covid-19, keshtu qe asgje nuk ndryshoi.

Kufizimet madje nuk u hoqen as per Amerikanet, Brazilianet dhe Ruset ndersa Kina konsiderohet si vend i sigurt pasi kushti qe vendet jashte BE-se te konsideroheshin te sigurte per hapjen e kufijveishte qe niveli i tyre i infektimit te ishte 16 ose me pak raste per 100 mije banore.

Gjithsesi eshte bere e ditur nga BE se mund te perjashtohen nga kufizimet ato shtetas qe udhetojne per pune sezonale, studime, diplomatet si edhe per punonjesit e shendetesise. Por kjo mbetet per tu pare, se jane thjesht rekomandime pasi jane vete vendet anetare qe do te vendosin hapjen ose jo te kufijve.