Koronavirusi ka shkuar ne te gjithe boten por ne Turqi po ndodh nje fenomen ndryshe nga vendet e tjera pasi humbja e jeteve te pacienteve eshte shume e ulet dhe te gjithe vendet e tjera po cuditen nga ky fakt pse eshte kaq e ulet dhe ne vendet e tjera eshte shume e larte.
Por Turqia ka nje protokoll që është ndryshe nga vendet e tjera.
Ministri i shendetsesi ne Turqi thotë se ndryshe nga vendet e tjera, qasja e Turqisë për të lu ftuar Covid-19 është rreth gjurmimit të kontakteve në vend të testimit të përgjithshëm ose testimit pas shfaqjes së simptomave. Ata gjithashtu e kanë vonuar intubimin duke përdorur oksigjen me frekuencë të lartë për një periudhë më të gjatë kohore dhe sipas ministrit, kjo ka dhënë rezultate të mira.
Dr. Nuri Aydin, presidenti i Shkollës së Mjekësisë në Universitetin e Stambollit, tha se “ne po mundohemi të shpëtojmë jetë”. Sipas tij, përdorimi i ilaçit të malaries zvogëlon kohën që pacientët qëndrojnë në terapi intensive.
Shtojmë se Turqia nuk pati asnjë të prekur nga Covid-19 deri në mes të marsit, gjë që sigurisht i dha kohë të përgatitej. Nga ana tjetër, sistemi mjekësor turk është i njohur për kapacitetin e tij.