Konflikt me Donaldin? Arbana Osmani u mbyll gojën thashethemeve dhe tregon të vërtetën

Pas përfundimit të spektaklit, u aludua se aktori hoqi dorë nga emisioni që do bënte në Top Channel me vëllain e tij binjak dhe kishte hatërmendtje me produksionin se nuk mori çmimin prej 100 mijë eurosh.

Pas disa ditësh thashetheme, ka reaguar moderatorja e programit Arbana Osmani, e cila u shpreh se nuk ekziston asnjë konflikt.

Ajo shkroi se i janë falënderues Donald Veshajt, pasi dhuroi emocione pafund në Big Brother Vip.

“Po shoh që në mediat online të etura për klikime që po keqpërdoret çdo deklaratë, çdo status, koment i bërë nga Produksioni i Big Brother VIP duke i konsideruar ‘kunja’ dhe duke insinuar një konflikt që nuk ekziston dhe as nuk do të ekzistojë ndonjëherë.

Unë dhe Top Channel i jemi falënderues dhe mirënjohës çdo konkurrenti në këtë Big Brother, aq më tepër Donaldit i cili na ka dhuruar emocione pafund. Big Brother ka përfunduar dhe bashkë me të uroj të mbarojë shpejt edhe vala e dëshirës për të vënë kundër njerëz që vetëm kundër nuk kanë qenë, nuk janë e nuk do të jenë ndonjëherë,”- shkroi Arbana Osmani.