Home TE NDRYSHME Kompozitori Shpëtim Saraçi rrezikoi mbytjen në det, ‘gropa thithëse’ e mbante poshtë,...

Kompozitori Shpëtim Saraçi rrezikoi mbytjen në det, ‘gropa thithëse’ e mbante poshtë, roja i plazhit futet me urgjencë

405
0

Federata e Vrojtuesve të plazhit ka bërë me dije se kompozitori i njohur Shpërim Saraçi ka shpëtuar mrekullisht nga mbytja në plazhin e Hamallajt.

Saraçit iu rezikua seriozisht jeta nga një gropë thithëse e krijuar nga rrymat e ujit në Plazhin e Hamallajt.

Ka qenë një nga vrojtuesit e plazhit, Ismet Keta, i cili ka pikasur se dy persona kërkonin ndihmë për mikun e tyre, që ishte kompozitori dhe ka hyrë në mes të vorbullës.

POSTIMI I PLOTË I FEDERATËS:

Personi ne foto eshte nje personazh shume i dashur i ekranit tone. Vrojtuesit te Plazhit, @ismetketa i duheshin vetem 10 minuta per te mbyllur turnin e punes ne Resortin Vala Mar ne plazhin e Hamallajt.

Nga pjesa e plazhit publik ka degjuar britma per ndihme… Me bayëatch ne dore eshte nisur menjehere drejt detit. Ai tregon se ka evidentuar dy persona qe kerkonin ndihme per mikun e tyre i cili kishte mbetur ne nje grope te krijuar nga rrymat e ujit. I lodhur nga stermundimi dhe lufta me dallget i rrezikuari ishte ne gjendje kritike per jeten. Ismeti tregon, qe j’u deshen rreth 20 minuta per te dale nga vorbulla bashke me te rrezikuarin, i cili ishte thuajse i pafuqishem per tu mbajtur tek bayëatch-i i shpetimit. Fale Zotit sot Vrojtuesit shpetuan nje personazh qe i ka dhene shume publikut nepermjet ekranit dhe do te vazhdoje t’i jape .

FREKUENTONI PLAZHET ME VROJTUES!

VROJTUESIT E PLAZHIT SHPETOJNE JET