Komisioni Europian rekomandon hapjen e kufijve te BE edhe per Ballkanin, ja data per Shqiperine

Pavaresisht te gjithave hapja e kufijve mbetet një nga çështjet me te rendesishme të Bashkimit Europian.
Madje sot Komisioni Europian ka rekomanduar shtetet anëtare të Schengen-it që ato të heqin kontrollet e brendshme në kufij duke filluar qe nga 15 Qershori dhe nga ana tjeter le të zgjatet kufizimi i përkohshëm i atyre udhëtarëve qe nuk e kane te nevojshme levizjen deri më 30 Qershor 2020.

Keshtu KE i bën thirrje shteteve që të kenë një qasje të tyre në mënyrën se si të heqin kufizimet dhe duke parë situatën shëndetësore me vendet e treta, KE gjithsesi rekomandon që të mos ketë një hapje të përgjithshme të kufijve.

“Kufizimet duhen hequr për vende që vendosen nga Shtetet Anëtare, bazuar në një sërë rregullash dhe kriteresh objektive duke përshirë situatën shëndetësore etj.”, thuhej në deklaratën e Komisionit Europian.

Komisionerja për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson tha se kjo është një qasje e pastër dhe fleksibël për heqjen e kufizimeve duke filluar nga 1 korriku.

“Udhëtimi ndërkombëtar është kyç për turizmin, biznesin dhe për ribashkimet familjare dhe shoqërore por duhet të qëndrojmë të kujdesshëm sepse ka ardhur koha të bëjmë përgatitje konkrete për heqjen e kufizimeve me vende ku eshte pare se situata shëndetësore është e ngjashme me ate të BE-së”, tha Johansson.

Komisioni Europian rekomandon që të hapen kufijtë edhe me Ballkanin Perëndimor. Specifikisht ja cfare thuhet:

“Komisioni rekomandon heqjen e kufizimeve të udhëtimit për Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë nga 1 Korriku duke parë se situatat e tyre epidemiologjike janë të ngjashme ose më mirë se ajo në BE”, thuhej në deklaratë