Klubet e natës dhe lokalet do mbyllen për 4 javë, asnjë festë jashtë për Vitin e Ri, ja urdhri i fundit i qeverisë

Franca ka vendosur të mbyllë klubet e natës për katër javët e ardhshme.

Kjo mase vjen me qëllim reduktimin e përhapjes së Covid, në funksion të eventeve festive për Krishtlindje dhe Vitin e Ri.

Kryeministri Jean Castex njoftoi se do të dëmshpërblejë pronarët e klubeve të natës dhe diskove që preken nga kjo masë. Gjithashtu Castex u bëri thirrje qytetarëve që të kufizojnë kontaktet me njëri-tjetrin dhe sqaroi se aktualisht nuk ka asnjë arsye për vendosjen e shtetrrethimit ose ndalimit të lëvizjes gjatë natës.

Qeveria po mbështetet shumë në fushatën e saj të vaksinës COVID-19 për të trajtuar valën e pestë të pandemisë. Kryeministri njoftoi më parë se do të kërkohen vaksina përforcuese nga mesi i janarit që njerëzit të mbajnë pasaportën e tyre shëndetësore.