Ditën e djeshme, Gjykata e Fierit dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Klodian Çalamanin, . Ky vendim është kundërshtuar nga familjarët e të ndjerit por edhe nga qytetarët pasi sipas tyre burgu është luks per ate.
Në një artikull nga “Eurospeak” thuhet se Shqipëria është ndër vendet me normën më të lartë të individëve të dënuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale në raport me numrin e popullsisë. Të dhënat nga Instituti Europian i Statistikave, Eurostat, për harkun kohor 2016-2018 treguan se Shqipëria mbante rekordin në Ballkanin Perëndimor dhe renditej ndër vendet me numrin më të lartë për sa i përket individëve të dënuar për vepra penale. Në raport me popullsinë, në Shqipëri kishte 197 të burgosur për çdo 100 mijë banorë rezidentë, duke u renditur e katërta në Europë, pas Lituanisë, Çekisë dhe Estonisë.
Raporti i monitorimit të shpenzimeve nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për vitin 2020 në sistemin e burgjeve të vendit tregoi se në një vit totali i shpenzimeve të kryera ishte në vlerën e përafërsisht 5.7 miliardë lekëve (rreth 46.4 milionë Euro).
Nga të dhënat rezulton se për çdo person që u gjend në burgjet e vendit u shpenzuan mesatarisht 9 997 euro në vit, 833 Euro në muaj, apo thënë ndryshe 27.7 Euro në ditë. Në koston ditore për çdo të dënuar apo të paraburgosur në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit në vend përfshihen shpenzimet për ushqim, trajnimi i stafit policor, shërbimi shëndetësor dhe social, mbajtja e të burgosurve dhe paraburgosurve në kushte sigurie, si edhe trajtimet specifike për çdo kategori të të dënuarve.
Sipas të dhënave nga Eurostat, Greqia shpenzon 5 dollarë në ditë për një të burgosur, Lituania 18 dhe Polonia 21 dollarë në ditë.
A duhet te paguajm ne taksa per njerez te till?Po per Klodian Çalamanin