Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me Covid-19, në vendin tonë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë rregjistruar 157 të infektuar të tjerë.
Por ndryshe nga një ditë më parë, kur ishin kryer rreth 800 testime, apo edhe në ditët e tjerë, gjatë 24 orëve të fundit, janë zhvilluar mbi 1 mijë testime, çka ka çuar edhe në rritjen e numrit të të infektuarve.
Mbi situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit, janë kryer mbi 1 mijë testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 157 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov2.
Sot është shënuar gjithashtu një numër rekord të shëruarish. Janë shëruar 230 qytetarë duke e çuar në mbi 8 mijë numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
COVID-19 – Statistika (1 Tetor 2020)
Testime totale 89053
Raste pozitive 13806
Raste të shëruara 8077
Raste Aktive 5341