Pas përplasjeve të herë pas hershme Donald dhe Einxhel ditën e martë “shpërthyen”ndaj njëri-tjetrit, duke mos “kursyer” as persona të cilët ndodhen jashtë shtëpisë së Big Brother.
I gjithë “sherri” filloi pasi moderatorja tha se e gjithë fama e Donaldit ka ardhur nga Bora Zemani.
Kjo nuk u prit mirë nga aktori i cili reagoi duke krijuar një vsituatë aspak të këndshme live në emision. Mirëpo, si duket një deklaratë e tij atë natë na paska “shpëtuar”. Ai ka thumbur hapur Bora Zemanin dhe kjo po bën xhiron e rrjetit.
Donaldi: E di ti se çfarë kam bërë unë në jetën time? Nqs nuk e ke kuptuar, kujdes shpirti i vogël, sepse kam sakrifikuar më shumë se ty dhe ndoshta më shumë se ndonjë njeri tjetër këtu jashtë, se kam marrë përgjegjësi që të tjerët nuk i kanë marrë, përveç faktit që kam mbajtur një fletë në dorë dhe kanë dalë aty veshur bukur.
Einxhel: Për kë e kishe këtë?
Donaldi: Për atë që thua ti.