Gjate monologutr te saj ne Sanrremo Alketes i shpeton nje gabim i madh ne fjalite e saj.Ajo tha se ne festivalin e RTSH nuk ka pasur kurr spikere femra dhe vetem un kam qene per here te pare spikere e RTSH ne kete festival.
Ja fjalet e saj:Në dhjetor përfundoi njëri prej edicioneve te festivalit te RTSH që rezultoi një sukses. Për vite me radhë ate e kane prezantuar burra, burra, burra e burra pafund.
Por më pas, në mënyrë të pabesueshme ja besuan një gruaje. Kjo grua jam unë”– deklaroi Alketa.
Por a eshte kjo e vertete?
Ne festivalin e kenges ne RTSH ka pasur shume moderatore duke filluar që nga festivali i parë i cili u prezantua nga Margarita Xhepa dhe më pas me radhë deri në festivalin e 57 një vit para se të prezantonte vetë Vejsiu ka pasur një drejtuese femër. Madje edhe emra të mëdhenj të artit apo edhe këngëtare të njohura. Në regjistrin e tij festivalin e RTSH-së e kanë prezantuar emra si Vera Zheji, Drita Bardhi Haxhiraj, Elisabeta Vasili, Adriana Fishta, Edi Luarasi, Flutura Çangu, Arta Dade, Rezarta Malaj, Rezana Çeliku, Zerina Barbullushi, Mimoza Tafaj, e shume e shume emra te medhenje te skenes shqiptare.
Alketa ka qene e tensionuar dhe mbase ka bere ndonje lapsus.