Kjo eshte edukatorja qe rrahu femijen 3 vjec dhe i theu kemben. Foto

Majlinda Dehima është edukatorja e kopshtit “Stinët” në kryeqytet e cila dhunoi barbarisht një 3-vjeçare duke i thyer këmbën.
Në videon e bërë publike në rrjet, edukatorja e trajtonte të miturën në mënyrë çnjerëzore teksa me këmbë të thyer e qëllonte të voglën me vizore në shpinë.

Ajo detyrohej të mbante lotët nga frika se mos edukatorja e dhunonte sërish duke duruar dhimbjet e forta.
Ironik është cilësimi që i bën llogaria personale këtij kopshti në rrjetet sociale. “Staf i kualifikuar” ku përfshihet padyshim edukatorja dhunuese të cilët prindërit i besonin fëmijët para se të shkonin në punë…