”Kishte ardhur për pushime dhe do mobilonte shtëpinë”/ Detaje rrëqethëse, i vëllai mund t’ia ketë märrë jetën Diana Vukës në gjumë

Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja ne Shkodrën në lagjen Ndoc Mazi mbrëmjen e djeshme. 55-vjeçari Fabian Vuka i mori jeten motrën e tij Diana Vuka, 58 vjeç.

Ajo u gjet në dhomën e banesës së saj. Ajo ishte emigrante në Gjermani dhe kishte 7 ditë që ishte kthyer. Raportohet se 55-vjeçari jetonte i vetëm ishte edhe i papunë.

Po ashtu e ditur është bërë se Diana Vuka mund të ketë qenë në gjumë në mo mentin.

Kurse shoqja e Diana Vukës ka thënë se ajo i dërgonte vëllait çdo muaj 300 euro nga Gjermania dhe se kishte ardhur të bënte pushimet dhe të mobilonte shtëpinë.