Kinematografia shqiptare ne zi. Humb jeten regjizori i njohur

Nje lajm i hidhur per kinematografine shqiptare mesohe se ka humbur jeten regjisori i njohur Vladimir Prifti.

Ai ka nderruar jete ne moshen 81 vjecare.

Lajmi eshte dhene nga aktori Mevlan Shanaj

Lamtumirë VLADIMIR PRIFTI ! Sapo më lajmëruan për ikjen e regjisorit të filmave: Udha e shkronjave, Dhe vjen një ditë, Flutura në kabinën time, Kush vdes në këmbë, Era e ngrohtë e thellësive etj! Sot ekranit shqiptar i ka ikur , regjisori i shquar , njeriu me humor dhe me pasion për artin! Ngushëllime familjes! Kur folëm herën e fundit ishe optimist o Ladi! E lamë që së shpejti të shiheshim te kafja si çdo ditë! Lamtumirë! Filmat e tu janë një pasuri kombëtare! Emri yt do mbetet i përjetshëm për mes veprës tënde!