Këto bimë të njohura nuk duhen lënë të rriten pranë njëra tjetrës pasi rrezikojnë te kalben

Luleboret ose Hydrangeas janë lule të njohura për shumëllojshmërinë e ngjyrave që përdoren për kopshtet, por jo të gjitha bimët janë fqinjë të mirë për këtë specie të veçantë. Kështu që është e rëndësishme të merren parasysh nevojat e tyre dhe karakteristikat e vecanta që kjo shkurre e bukur ka kur vendosni se çfarë të mbillni pranë tyre. Ja cilat janë disa bimë që duhen shmangur:

Azaleat
Ashtu si azaleat edhe luleboret (hydrangeas) prodhojnë gjethe tërheqëse që vijnë në shumë ngjyra, ato nuk janë shoqëruese të mira pasi edhe lloji i tokës që ato të dyja duan janë shumë ndryshe. Nëse përpiqeni të rregulloni pH-në e tokës për t’iu përshtatur njërit, mund të përfundoni duke dëmtuar tjetrin.

Pema e arres
Një tjetër bimë që duhet shmangur pranë luleborës është arra e zezë pasi këto lloj pemësh prodhojnë një substancë e cila është ‘toksike për shumë bimë’, përfshirë këtu edhe luleboren. Për më tepër, pemët e arrave prodhojnë një hije të fortë, e cila do të pengojë aftësinë e hydrangeas për të përdorur fotosintezën.

Luledielli
Dihet se bima e lulediellit lëshon kimikate në tokë gjë që mund të “frenojnë rritjen e bimëve të tjera”. Për më tepër, madhësia e tyre e dhe nevoja për rrezet e diellit mund të errësojnë luleboren, duke i privuar menjëherë ato nga drita e nevojshme.

Bimët e uritura për ujë
Bimët si shelgjet që kërkojnë shumë ujë mund të konkurojnë me luleborën për lagështi, duke i shkaktuar një “stres ujor”. Hortensia apo lulebora “ka nevojë për shumë ujë”, sidomos gjatë muajve të verës, dhe shoqërimi me bimë të tjera që bëjnë konkurrencë për ujë mund të “pengojë rritjen dhe lulëzimin e tyre”.

Bimët pushtuese
Bimë si dredhka angleze ose llojet që mund të pushtojnë shpejt hapësirën e kopshtit, dhe nuk u lënë vend luleborës apo bimë të tjera. “Rritja agresive” e tyre mund të kufizojë hapësirën që i duhet luleborës, i edhe mund të konkurrojnë për lëndët ushqyese në tokë. SHIKO.NEWS