Këngëtarja e njohur shqiptare del pozitive ndaj koronavirusit

Adelina Emini kengetarja e njohur thote se është infektuar me koronavirus ndaj ajo tashme eshte ne gjendje te mire dhe pa probleme.

Lajmin e ka dhënë me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Ja postimi i plote:“Më lejoni të ju njoftoj se gjatë testimit të sotëm kam dalë pozitive me Covid-19.

Përkundër se unë aktualisht gëzoj shëndet të plotë dhe nuk kam shfaqur simptoma, në familjen time kemi pasur edhe raste tjera, raste të cilat nuk kanë kaluar lehtë dhe kanë pasur vështirësi shëndetësore.

Bazuar në këto përvoja, ju sugjeroj të respektoni këshillat e IKSHP dhe organeve tjera shëndetësore.

Qëndroni të shëndetshëm duke mbajtur maskë, ruajtur distancën dhe duke mbajtur higjienën personale. Ruani shëndetin tuaj dhe të më të dashurve tuaj”, shkroi Adelina.