Këngëtari serb i ftuar të këndojë në Korcë/ Habit gazetarja shqiptare: Nuk ka asgjë të keqe, bijtë e Kosovës të bëhen bashkë për…

Ndryshe nga të gjithë artistët e tjerë shqiptarë, moderatorja Dojna Mema nuk është kundër mbajtjes së koncertit të Festës së Birrës në Korçë, ku do të jetë present këngëtari serb Goran Bregoviç.

Në disa postime në Instastory, Mema shkruan se bijtë e Kosovës duhet të bëhen të gjithë bashkë për të tjera arsye, që janë brak tisur nga politika dhe prodhimi vendas përsa i përket kulturës, dhe jo për të dalë kundër një këngëtari. Në këtë mënyrë vetë moderatorja ka lënë hapësirë për të menduar se do të jetë në Korçë për të shijuar koncertin e Bregoviç pavarësisht gjurmëve të lëna në histori, dhe nuk do e bojkotojë atë.

Pyetjes këmbëngulëse të një ndjekëseje të saj, që ishte edhe gazetare, Mema i është përgjigjur me fjalët se ajo për të cilën shkruan është diçka me më shumë rëndësi se një aheng dhe se gazetaria është vokacion.

“Njerëzit që ma sak rojnë mund të frymëzohen edhe nga Rammstein apo ku di unë se kush. Kjo nuk është arsye. Bijtë e Kosovës duhet të ndihen te braktisur nga politika e tyre që i kanë vënë kundra njëri-tjetrit dhe u paguan rroga serbëve të Kosovës. Bijtë e Kosovës duhet të ndihen të braktisur që kanë mbetur një vend që vetëm konsumon dhe nuk prodhon. bijtë e Kosovës duhet të ndihen të braktisur që kinemaja nuk tregon vërtetë se çfarë mas akrash i kanë ndodhur Kosovës. Bijtë e Kosovës duhet të mos harrojnë shpejt, e të dinë me u bë bashkë. Ky mësim vlen edhe për bijtë e Shqipërisë që ndodnjëherë janë edhe më keq se aq. Bijtë e Kosovës ashtu si bijtë e Shqipërisë duhet të ndërgjegjësohen e të kërkojnë vetë të drejtat e dinjitetin e tyre se ndryshe të gjithë ne bijtë bashkë do të mbetemi si dhentë lëshuar nëpër lëndina që drejtohemi nga bariu i radhës. Nuk ka forcë më të madhe në botë se një popull që bëhet bashkë. Dhe këtë e them për gjëra të rëndësishme, ato që ndodhin brenda mureve të një Kuvendi, ku vendoset fati im, i yti dhe i fëmijëve tanë. O Erjona se qenka dhe gazetare. Të thashë që në fillim, nuk jam informuar për tekstin se s’di serbisht. Nëse do ishe vërtetë e vëmendshme, siç e kërkon gazetaria, do kuptoje q po flas për diçka krejt tjetër nga “u bë apo nuk u bë ahengu”. Diçka me më shumë vlerë për ne të gjithë. Sikundër, përgjigje ‘a je dakord apo jo”, e thashë qartë tek story i parë Gazetari është vokacion, nuk të bën as shkolla, as puna,”- shkruhet në postimet e Memës.