Këngëtari bie nga kati i pestë dhe humb jetën, ndodhi dy javë pas martesës

Një këngëtar i njohur në Brazil ka rënë nga dhoma e një hoteli në katin e pestë, vetëm dy javë pasi ishte martuar dhe ka humbur jetën.

23 vjeçari Kevin Nascimento Bueno, i njohur ndryshe si MC Kevin, incidenti ndodhi në zonën bregdetare të Rio de Janeiro.

Artisti i stilit ‘funk paulista’ ra nga ballkoni i dhomës së tij në Barra da Tijuca të dielën. Zjarrfikësat që erdhën në skenë e dërguan atë në spital, ku humbi jetën pak më vonë.

Ai sapo ishte martuar me avokaten Deolane Bezerra në një plazh në Meksikë dy javë më parë. MC Kevin, kishte 8.6 milionë ndjekësa në rrjetin Instagram.