Kek me kos frutash dhe luleshtrydhe

Përbërësit

3 vezë
100 gr sheqer
1 lugë gjalpë
200 gr kos frutash (me luleshtrydhe)
200 gr miell
1 bustinë pluhur pjekës
lëkurë limoni
200 gr luleshtrydhe

Përgatitja
1
Në një enë shtoni vezët, sheqerin dhe trazojini mirë. Më pas shtoni gjalpin, kosin e frutave dhe miellin. Vazhdoni ti përzieni derisa të krijohet një masë homogjene.
2
Tani është koha të shtoni pluhurin pjekës dhe lëkurën e limonit. Shtoni edhe luleshtrydhet.
3
Lyeni tavën me gjalpë dhe me pak miell. Shtroni me kujdes masën e kekut që përgatitët.
4
E vendosni në furrë për 40 minuta, në temperaturë 180 gradë. Pasi keku të jetë bërë gati, është koha ta shijoni!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *