Pas ardhjes se dimri vende e evropes kane nje rritje te te ifektuarve me koronavirus dhe kjo nuk eshte dicka e mire sepse jemi dhe ne stinen e viruseve te tjera dhe kjo gje e rendon me shume situaten.
Në Gjermani, Republikën Çeke dhe Poloni, infeksionet arritën rekorde ditore të enjten ndërsa Franca vendosi kufizimet e mbrëmjes në qytetet e saj më të mëdha dhe londinezët përballen me kufizime të reja në grupimet në ambientet e brendshme.
“Pjesë të Europës kanë humbur kontrollin,” tha Jonas Schmidt-Chanasit, një virolog në Institutin Bernhard Nocht në Hamburg. “Autoritetet nuk janë më në gjendje të ndikojnë në përhapjen e virusit.”
Gjermania, e cila deri më tani e ka tejkaluar pandeminë më mirë se fqinjët e saj, njoftoi 7,334 raste të reja të premten – një rekord i ri. “Sfida vendimtare me të cilën përballemi – jo vetëm në Gjermani por në të gjithë Europën – është nëse mund të kufizojmë dinamikën e valës së dytë dhe të arrijmë në një situatë më të qetë “, tha Peter Altmaier, ministër i ekonomisë.
Mbretëria e Bashkuar, Franca, Holanda, Spanja, Portugalia dhe Republika Çeke kanë zbatuar kufizime e reja të lidhura me virusin këtë javë.
Sistemet shëndetësore përreth kontinentit po kalojnë në gjendje emergjence, ndërsa pavijonet spitalore fillojnë të mbushen me pacientë me Covid-19. Frika po rritet se spitalet mund të mbingarkohen dhe ekipet gjurmuese do të jenë të detyruara të ndërpresin zinxhirët e transmetimit të virusit.
Disa nga masat më drastike u miratuan nga Franca, ku qeveria vendosi përsëri një gjendje të jashtëzakonshme të mërkurën dhe Presidenti Emmanuel Macron njoftoi një shtetrrethim nga ora 21:00 – 6:00 e mëngjesit për Parisin dhe tetë qytete të tjera të mëdha nga e shtuna.
Në Spanjë, ku infeksionet u rritën në mënyrë dramatike në gusht dhe shtator, një numër rajonesh përfshirë Katalonjën kanë vendosur kufizime të reja.
Autoritetet gjermane këtë javë hapën rrugën për masa më të ashpra që do të vendosen për të frenuar virusin. Kjo do të lejojë qeverinë të kërkojë vënien e maskave në publik, të kufizojë numrin e të ftuarve në festa private dhe mbylljen e hershme të restoranteve dhe bareve./Monitor