Kapiteni i anijes mbushi anijen plot me nafte ne Libi pasi ishte shume lire. E gjen belaja ne portin e Durresit

Kapiteni i një peshkarexhe dhe mekaniku kanë mbetur në burg nga Gjykata e Durrësit. Dy personat akuzohen për kontrabandimin e 80 mijë litrave naftë. Ata kanë mohuar akuzat duke thënë se nafta ështe blerë në Libi por për shkak se kur kanë ardhur në Durrës ka qenë fundjavë, e kishin lënë ta deklaronin ditën e hënë të 27 korrikut.

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e “arrestit me burg” për kapitenin dhe mekanikun e peshkarexhës në, të cilët akuzohen se kanë futur që prej 23 korrikut në mënyrë ilegale 80 mijë litra naftë në Durrës.

Të arrestuarit, Falmur Alia dhe Nuri Xheka, dolën këtë të shtunë para gjykate ku u njohën me masën e sigurisë, Ndërkohë që mbetet në kërkim administratori i peshkarexhës, Alban Malindi.

Kpiteni i peshkarexhes në një deklaratë ka sqaruar se naftën jo vetëm që nuk e ka kontabanduar, por ai e ka lerë në Libi me një çmim shumëherë më të vogël sesa në Shqipëri, ndërsa e kishte vetëm për përdorim të mjetit të tij.

Më tej ai ka sqaruar se kur janë kthyer në Durrës, ishte fundjavë dhe nuk kishte mundësi të deklaronte se naftën e ka blerë në një vend tjetër.