Kandidati i Vetëvendosjes në Tiranë, Boiken Abazi, ka zbuluar permes një postimi në facebook skenaret per atë që ai e quan si “deformim të votës”.
Abazi thotë se po aplikohen disa mënyra për të vjedhur vota apo për t’i deformuar.
Sipas tij votat e dhëna ndaj tij, janë shpallur të pavlefshme pasi në fletën e votimit ku ai është votuar, vendosen gjithashtu vota drejt kandidatëve të PS duke e nxjerrë kështu fletën e votimit të pavlefshme.
Ai shtoi se këto raste janë evidentuar në disa qendra numërimi të cilat do të bëhen publike në vijim.
Postimi i Plotë
Një nga mënyrat se si po e vjedhin dhe/ose deformojnë votën tonë në këto zgjedhje është si në vijim:
Aty ku qytetari ka vendosur një “X” poshtë nr. 13 në fletën e votimit pranë emrit tim, te i njëjti fletëvotim kanë vendosur edhe një “X” tjetër te një prej kandidatëve të PS, duke e shpallur të pavlefshme fletën e votimit ose duke ia dhënë PS.
Deri tani këto raste i kemi evidentuar në disa Qendra Numërimi të cilat do i bëjmë publike në vijim.