Angela Merkel ka folur ne nje vidjokonference ku ishin mbledhur udheheqesit e BE mbi zhvillimin e pandemise.
Ketu kancelarja gjermane theksoi se per Gjermanine si vend ne qender te Evropes eshte e rendesishme qe kufijte te mbeten te hapura duke qene se ka nje cikel ekonomik shume funksional me te cilin po luftojne pandemine.
Megjithate Merkel mbrojti tezen e mbylljes se kufizimeve gjitheperfshirese si edhe mbylljen mbarekombetare per muajin e ardhshem duke qene se kombi eshte duke u perballur me nje situate mjaft te veshtire. Ne kete pike u desh te veprohej shpejt per arsye se duhej te mbrohej sistemi shendetesor nga nje krize e pritshme.
“Infektimet e reja janë në rritje të mprehtë”, pohoi Merkel. “Një dinamikë e tillë do të rëndojë njësitë tona të kujdesit intensiv brenda disa javësh”, shtoi kreu i qeverisë federale. Gjermania ka regjistruar 16 774 infektime të reja dhe 89 humbje jete nga COVID-19 në 24 orët e fundit krahasuar me një ditë më parë.