Shefi i Emergjences Kombetare, Skender Brataj kesaj here ka dale duke thene se nuk i beson keto situata dramatike ne spitale per sa i perket koronavirusit e madje ne vazhdim eshte shprehur se vala e pare e thene e koronavirusit nuk ka ikur ende.
“Janë faktorë që ndikojnë në shkatërrimin e virusit siç është vera. Të fundit janë shkatërruar. Ne i kemi dhënë mundësi të shpërhapjes së menjëhershme. Virusi nuk e dimë sa do të rrijë. Në historinë e pandemive ka pasur sezone edhe vite. Ato të mesjetës kanë zgjatur 6-7 vjet. E fundit, gripi spanjoll ka zgjatur 2 vjet. Mund të zgjasë ky si grip dhe ndërkohë i vjen sezonaliteti i gripit të zakonshëm që e përkeqëson gjendjen. Do t’i shtohet edhe një ushtar tjetër në krah. Vala e parë nuk ka ikur, e kemi prezent. Zakonisht këto të fundit kanë qenë vala e parë 6-7 muaj, pastaj të tjera deri në zhdukjen e tij,” eshte shprehur ai.
Ne qofte se ne fillim ishte e frikshme se kishte shume te panjohura, tashme jane rritur kapacitetet dhe parashikohet se cfare po vjen qe ta perballosh e cdo gje shihet me numra e paciente.
Madje ai ne fund ka thene se :”Unë mendoj se jo se midis kësaj që thamë vazhdon të jetë përqindja e personave që shërohen shumë të lartë. Vazhdon të ketë njerëz të infektuar që nuk shfaqin shenja”