Ka kushtuar 7.3 milionë dollarë. Njihuni me shtëpinë luksoze të Messit në Miami, ku po kalon pushimet

Lionel Messi po kalon pushimet e verës në Miami, në vilën e tij luksoze, që e ka blerë para disa kohësh dhe që kushton 7.3 milionë dollarë. Natyrisht, futbollisti më i mirë në botë, që paguhet kaq shumë prej vitesh, i ka mundësitë për ndërtesa të tilla luksoze.

Njësia e katit të nëntë ka katër dhoma gjumi dhe katër banjo. E vendosur në kullën luksoze “Regalia”, në plazhin e Ishujve Sunny, Messi me familje ka mundësi të përdorin 6 pishina, një banjë, kabana, hyrje të drejtpërdrejtë në plazh, një qendër fitnesi, studio për joga, lojëra për fëmijë, kuzhinë, një bar shampanje dhe bodrum vere. Shikoni sallonet mahnitëse të shtëpisë luksoze të Messit përmes fotove, më poshtë: