Ka dalë kundër Bashës një nga figurat më të rëndësishme të PD-së/ Mund ta bëjë më mirë se…

Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami është një nga zërat kritikë që ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit. Por, a mund të jetë Imami kryetari i ri i partisë më të madhe në opozitë?

I gjendur përballë kësaj pyetje, Imami u shpreh se nëse PD nuk reformohet, e ardhmja e vendit do të jetë më e keqe.

“Një kandidat i paprovuar që ka eksperiencë në PD, mund ta bëjë më mirë se Basha që ka provuar që nuk e bën dot’’, tha Imami.