Nëntë palë rroba me baltë, çorape të djersitura të rreshtuara si kukullat ruse nga më e madhja tek më e vogla. Përveç tyre janë dhe nëntë uniforma shkolle, apo veshje të ditës.
Në kuzhinë, një tabaka e mbushur me tasa drithërash apo tosta për të ushqyer një ushtri. Kjo është dita e nënës së mrekullueshme Alexis Brett, e vetmja femër në një shtëpi plot me meshkuj, transmeton tch.
Alexis ka sjellë në jetë plot nëntë djem, dhe tashmë është shtatzënë në muajin e tetë, sërish me djalë.
Alexis, 37 vjeçe dhe bashkëshorit i saj David, 42 vjeç, mendohet të jenë çifti i parë në Angli që kanë 10 djem rresht.
Ish infermierja është vetëm një djalë larg formimit të një skuadre futbolli, por këmbëngul se nuk dëshiron të lind më, duke i dhënë fund pas sjelljes në jetë të djalit të fundit. Epo me kaq shumë djem, nuk është cuddi që asaj dhe bashkëshortit makinistr treni tu dalë tym nga veshët.
Alexis thotë se nuk e ka pasur kurrë në mendje të kishte një familje kaq të madhe kur është njohur me David më 1998. Ajo rrëfen se njerëzit e pyesin shpesh nëse do të tentojë sërish që të bëjë një vazjë, por ajo thotë prerë “jo”. “Jam e lumtur me djemtë e mi”, thotë 37-vjeçarja.