Home TE NDRYSHME Ju prezantoj robotin që do të zëvendësojë njerëzit: Brenda pak vitesh do...

Ju prezantoj robotin që do të zëvendësojë njerëzit: Brenda pak vitesh do të përhapet me shpejtësi ne cdo pune

382
0

Themeluesi i Tesla-s, Elon Musk tha se kompania e tij ka vendosur të hedhë në qarkullim vitin e ardhshëm një prototip robot humanoid të quajtur “Tesla Bot”.

Roboti, sipas tij do të jetë i projektuar për punë të rrezikshme, punë të rëndomta, apo punë të mërzitshme që njerëzit nuk duan t’i bëjnë.

Duke folur në eventin e “Ditës së Inteligjencës Tesla”, sipërmarrësi miliarder tha se roboti, i cili është konceptuar rreth 5 metra i gjatë, do të jetë në gjendje të trajtojë punë nga montimi e bulonave në makina, e deri të bërja e pazarit në market.

Roboti do të ketë “ndikime të thella për ekonominë”, tha Musk, duke adresuar mungesën e fuqisë punëtore. Ai tha se është e rëndësishme që humanoidi të mos dalë në treg me një çmim “super të shtrenjtë”.

Musk parashikon që brenda dekadës robotët humanoidë do të përhapen ndjeshëm, duke zëvendësuar njerëzit në detyra nga më të vështirat dhe komplekse, e deri te ato më të thjeshta e të rëndomta.

Ngjan si