Çifti shumë i dashur për publikun, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj kanë dhënë së fundmi një intervistë për “Express Rozë”. Ata kanë treguar detaje të reja rreth jetës private.
Dyshja janë shprehur të bindur se familja e tyre nuk do të zgjerohet më tej, pasi sipas tyre dy fëmijë janë mjaftueshëm. Miriami ka treguar se fëmija i tretë për ta janë bizneset dhe projektet, ndërsa Albani ka shtuar me shaka se është ai fëmija i tretë.
“Për momentin jemi mirë me kaq. Ideja është që nuk është puna të bësh një fëmijë dhe ta lësh të rritesh. Fëmija do kohën tënde fizike, kohën tënde cilësore, energjinë tënde, dedikimin tënd, fëmija formohet më shumë prezenca nga prindit, të paktën kështu e shohim ne. 2 janë mjaftueshëm do thosha unë, fëmija i tretë janë bizneset, projektet e tjera që kemi krijuar”, ka deklaruar Miriami.
“Jam unë fëmija i tretë se dola jashtë loje fare”, ka shtuar më pas Albani.