Rektori i Universitetit të Mjekësisë, mjeku Arben Gjata ka thënë më tej për News24 se vendi ynë do të rifutet në karantinë nëse do të ketë kolaps të sistemit shëndetësor.
Sipas tij, as 10 përqind e popullsisë shqiptare nuk e ka kaluar koronavirusin.
“Në Shqipëri nuk jemi as te 10% i popullatës, duke marrë përmasat e përhapjes së virusit. Problemi është që ne ta shtyjmë në kohë dhe të presim sa më pak raste. Problemi kryesor për mua është që të mos bjerë në kolaps sistemi shëndetësor, nëse sistemi paraqet zilen e kuqe të rënies në kolaps, do të detyrohemi për t’u futur sërish në karantinë”, theksoi mjeku.