RAMA: Hapja do vazhdojë, me shumë kujdes. Kini parasysh cfarë ndodh rreth e rrotull. Se ka disa sikur nuk jetojnë në këtë botë, pashë një deklarim të drejtorit të ISHP gjerman që nënvizonte faktin se ka një rritje të zinxhirit të infeksionit në kushtet kur ka filluar hapja e kërkonte rishikim të masave të hapjes.
Po sot pashë lehtësimin e deklaruar nga qeveria greke e duke qenë se ka shumë që duan të ikin në Greqi nuk lejohet lëvizja nga prefektura në prefekturë, brenda përbrenda, pra kur flasim hap kufijtë se na mbyte e na vrave, a shikoni se ça ndodh në vendet e tjera? Të bëjmë durim e ruajmë qetësinë.
Duke qenë se jemi tërësisht të suksesshëm deri tani, e duke qenë të vetëdijshëm se në një javë të vetme hapemi, duhet shumë kujdes, deri pas kësaj jave e javës në vijim, do bëjmë analizë të thellë me ekspertët do ballafaqohemi dhe komunitetit për korridoret ajrore e tokësore, në 11 maj mund të kemi një lehtësim në raport me domosdoshmërinë e karantinimit në hotel e në javën e ardhshme do shikojmë me shumë kujdes elementët që na duhen për të bërë një analizë të saktë.
Një korridor shumë i ngushtë ajror, nuk janë hapur fluturimet në tërësi, lehtësimi do vijë në proces”