Jepet burrë me qera 46 euro për orë. I fortë dhe i gatshëm të bëj cdo gjë në punët e shtëpisë dhe jo vetëm

Nëse je një grua dhe ke nevojë për një burrë të fortë, të gatshëm që të kujdeset për punët e shtëpisë?
Mos u shqetëso, James, bashkëshorti i Laurës, mund të të vijë në ndihmë. Laura pati idenë të “japë me qira burrin e saj” pasi dëgjoi një podcast për një burrë që siguronte jetesën duke montuar mobilje prej kartoni për njerëzit e tjerë.

Kështu ajo nuk humbi kohë dhe i sugjeroi bashkëshortit të saj James që të fillonte ta bënte edhe ai. Të dy ofrojnë shërbimet e tij për 46 euro në orë, duke reklamuar aftësitë e tij në Facebook dhe aplikacionin Nextdoor. Tani James është i rezervuar për javë të tëra dhe familja po bën shumë para.

42-vjeçari pati klientin e tij të parë brenda një dite dhe James shpejt e gjeti veten duke punuar gjashtë ditë në javë nga ora 9 e mëngjesit deri në 20:00. Ai tani është plotësisht i rezervuar deri në fund të Dhjetorit.

Punimet përfshijnë instalimin e një televizori ose perde dhe rikonstruksionin e një muri dhe është në dispozicion për t’u punësuar nga kushdo që ka nevojë për ndihmë. Ndërsa James kujdeset për fuqinë punëtore, Laura kujdeset për menaxhimin e llogarisë dhe faqen e internetit. Biznesi ishte më i suksesshëm nga sa mund ta imagjinonte çifti.

Laura tha: “Unë kurrë nuk prisja që të kishte një kërkesë kaq të madhe. Ne filluam vetëm katër muaj më parë dhe arritëm në një pikë ku kishte aq shumë punë sa James punonte gjashtë ditë në javë.

“Duhej të fillonim të reduktonim orët, kështu që tani punojmë nga e hëna në të premte nga ora 9 e mëngjesit deri në 17:00. Kishim një projekt ndërtimi që as e nisëm sepse ishim shumë të zënë. Rezervuam punën tonë të parë edhe për janarin tani”.