“Jemi akoma me plagë të hapur” Linda Rama rrëfen e përlotur dhimbjen e humbjes së Anetës

Bashkëshortja e kryeministrit të vendit, zonja Linda Rama, ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në puntatën e fundit të “Ilva Now”, ku rrëfeu disa gjëra për jetën e saj personale, duke u ndalur në mënyrë të veçantë tek ndarja nga jeta e vjehrrës së saj, Anetës.

“Jemi akoma me plagë të hapur për humbjen e mamasë së Edit. Fushata ishte shumë afër dhe na e bëri më evidente mungesën e saj, veçanërisht mua, që në fakt bisedat me mamanë e Edit i kisha të përditshme, i kisha shumë të gjata. Ajo ishte përçmuese ndaj dhimbjes, ishte e pakrahasueshme në përkushtimin e saj. Ishte shumë kurajoze në të gjitha këto sfidat që e vinte shëndeti i saj i brishtë.” -tha Linda Rama e prekur.

E pyetur nga Ilva Tare, si është të jesh gruaja e një kryeministri, ajo u përgjigj ndërsa Linda Rama tha se nuk është aspak e lehtë, pasi shumë herë të veshin gjëra që ti nuk i ke dhe të bëjnë akuza pa bazë, kosto këto që duhen marrë parasysh.

Zonja Rama pohoi ndër të tjera se ka zgjedhur që të heqë dorë nga disa gjëra, siç është stafi i shërbimit në shtëpinë e tyre apo roja i sigurisë dhe shoferi, madje këtë të fundit e përshkroi si një nga momentet më të bukura pasi udhëton me Zahon dhe bëjnë biseda mes tyre.