Këngëtari i njohur, John Davis, i cili ishte pjesë e grupit të famshëm “Milli Vanilli:, ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare si pa sojë e Covid-19.
Davis interpretoi “Girl You Know It’s True” të albumit të vitit 1989, ndërsa së bashku me Fabrice Morvan dhe Rob Pilatus, grupi shiti më shumë se 30 milionë kopje.
Vajza e Davis, tregon jeten e të atit, ku kërkoi dhe një ‘duartrokitje të fundit’, në nder të tij. Ai bëri shumë njerëz të lumtur me të qeshurën e tij, me shpirtin e tij të lumtur, dashurinë dhe veçanërisht përmes muzikës së tij.”- shkroi ajo në “Facebook”.
Lindur në Karolinën e Jugut, Davis u transferua në Gjermani dhe vokali i tij, u bë i njohur në të gjithë botën si pjesëtar i “Milli Vanilli”. Më pas ai performoi së bashku me Morvan si pjesë e projektit të tyre “Face Meets Voice”.