Janë të izoluar prej Covid-19, babai me 12 fëmijë: Aman hapni shkollat se nuk i durojmë dot më në shtëpi

Shumë prindër po i mbajnë fëmijët e tyre në shtëpi. Por një burrë gjerman me emrin Simos ka 12 fëmijë. Mbështetja e tij është hequr.

Ai mezi po mundet t’i mbajë fëmijët e tij dhe kërkon që shkollat të hapen. Simos u shpreh:
E gjithë mbështetja është hequr. Shkolla, klubi sportiv, askush nuk mund të ndihmojë me familjen. Mezi i duroj në shtëpi, aq shumë. Jo se nuk i dua, por më kanë lodhur shumë.”

Bashkë me gruan e tij, ai kërkon që të paktën të hapen shkollat.