Konkurrentja e ‘Big Brother VIP’ Beatrix Ramosaj është zgjuar mëngjesin e sotëm shumë e mërzitur. Teksa fliste me banorët jashtë në oborr, këngëtarja e njohur shprehet se ka thënë diçka që mund të keqkuptohet jashtë.
Madje ajo shprehet se kjo gjë e ka munduar aq shumë sa i ka reflektuar edhe në gjumë, pasi ka parë një ëndërr. “Kam parë një ëndërr shumë të keqe, sikur kisha shumë njerëz, po shkruaja një gjë dhe nuk po shkruaja dot.
Shumë siklet. Jam ndjerë keq për diçka shumë. Ka fjalë që keqkuptohen. Ndonjëherë gjysmën i them anglisht. Është diçka që mund të keqkuptohet jashtë.
Ajo gjë më ka munduar dhe më ka reflektuar edhe në gjumë. Sa debile që jam o Zot i madh”, shprehet Beatrix, e cila nuk tha se çfarë kishte thënë.
Ndërkohë, Beatrixën sot e pret një super surprizë që do e mbajë mend gjatë. Ajo do të shkojë nga shtëpia e ‘BBV’ në Pallatin e Kongreseve për të parë ‘live’ perfomancën e Alban Ramosaj.
Ky i fundit është konkurrent i festivalit të RTSH-së dhe p
Pretendent për të fituar vendin e parë, që do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.