“Jam shtatzënë” Bora Zemani provokon ndjekësit: “Me një beb të madh!”

Prezantuesja e njohur Bora Zemani ka treguar shpesh për lidhjen e saj të ngushtë me të birin, i cili tashmë është rritur dhe është bërë një vogëlush 7 vjeçar.

Së fundmi Bora ka publikuar një video në Tik Tok dhe Instagram ku ka provokuar ndjekësit e saj, duke thënë se është shtatzënë.

Në një video ajo shfaqet me barkun e madh, por pastaj zbulon se në fakt bebi është Arbori.

“Sa barku i madh. Jam shtatzënë”, tha moderatorja.

“Me një beb të madh”, tha vogëlushi, i cili nxori më pas kokën nga bluza duke qeshur.

@borazemani 👩‍👦#borazemani #arbordashuria #mylove #myson ♬ original sound – borazemani