“Jam e dashuruar me botën tënde”, Zajmina Vasjari i organizon vajzës një ditëlindje përrallore/foto

Këngëtarja Zaimina Vasjari ka festuar ditëlindjen e katërt të vajzës së saj Khloe. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” foto nga festa përallore që i ka organizuar të bijës.

Mesa duket nga fotot e shpërndara, motivet dekorative të festës kan qenë nga filmi i animuar “Frozen”, ku Khloe është veshur si Elsa.khloe

4-vjeçarja duket e veshur me një fustan blu dhe me një kurorë në kokë.

Ndërsa këngëtarja në postimin e saj në Instagram shkruan: “Gëzuar ditëlindjen princesha ime e vogël! Të lutem mos u rrit kaq shpejt sepse jam e dashuruar me botën tënde”

Zaimina Vasjari i habiti të gjithë kur zbuloi se është shtatzënë për herë të dytë. Ajo e ndau lajmin me anë të një postimi në rrjetin social Instagram ku ndau disa imazhe të shkëputura nga një set fotografik që ka realizuar për ta pasur kujtim nga shtatzënia e dytë.