Ja si te pastroni frigoriferin me keto dy perberes qe i keni ne shtepi, ne tre hapa te thjeshte

Sipas studimeve te ndryshme ushqimet e lëna në frigorifer për një kohë të gjatë mund të bëhen mjedisi ideal për përhapjen e bak tereve që në fund mund të na prekin edhe shëndetin.

Por nuk ka nevojë të përdorni produkte të shtrenjta per passtrimin e frigoriferit sepse tani ju tregojme këtë mënyrë me përbërës natyralë për pastrimin e tij:

Si fillim duhet ta keni hequr nga priza frigoriferin dhe te nxirrni çdo ushqim jashtë. kujdes qe te kontrolloni produktet e vjetra apo te skaduara qe ti hidhni ne plehra. Mundohuni te lëvizni edhe çdo pjesë tjetër që mund të hiqet nga frigoriferi për ta pastruar më lehtë.

Per te lare pjeset e ndarjeve apo raftet e brendshme beni mire te mbushni njeren ane te lavamanit me ujë të ngrohtë dhe futini këto pjesë aty që të zbuten, duke hedhur brenda sodë buke ose uthull. Por me pas duhet që t’i shpëlani mirë.

Me te njejtat produkte pastrohet pjesa kryesore e frigoriferit me sfungjerë të ndryshëm nga ai që do të përdorni për të pastruar nga brenda. Ne fund duhet ta fshini mirë me një leckë të pastër, dhe nese deshironi bëni edhe një pastrim të fundit me një leckë me lëng limoni, e cila do t’i japë më shumë freski frigoriferit tuaj.

Por pasi ti keni fshire e thare pjeset e brendshme te frigoriferit duhet te lini derën hapur për 30 minuta përpara se të vendosni sërish ushqimet