“Ja si ta mundim kuçedrën”, mjeku Tritan Kalo 10 këshilla qytetarëve,dhe mesazh të fortë politikës: 30 vite ishin mjaft për të treguar pangopësinë

Tritan Kalo nje nga mjeket me te mire jep nje mesazh per te gjithe ne ai jep 10 keshilla per te larguar virusin.

Ja mesazhi i plote i Tritan Kalo:

Ne DO TIA DALIM MBANË së BASHKU me JU…….NE punonjësit e Shërbimit Infektiv në QSUT “Nënë Tereza” JEMI NJË EKIP, një trup, një zë, një mëndje, një zemër dhe kemi vetëm e vetëm një qëllim: “SHPËTIMIN E JETËVE TUAJA duke VËNË NË RREZIK JETËT TONA”….

NE JEMI TË BARABARTË në mes TË BARABARTËVE, jo tre as katër as pesë por VETËM NJË EKIP i tërë mjekesh, specializantësh, infermjerësh, imazheristësh, farmacistësh, sanitaresh, administratoresh, barrelistësh…..

NJË ORKESTËR e MIRË-HARMONIZUAR në betejën ndaj tinzarit idhanak COVID-19…..BASHKËATDHETARË, ju duam shumë ndaj edhe ju lutemi:

1- TREGOHUNI të sinqertë në komunikimin me Autoritet Shëndetsore dhe ato Ligjzbatuese, në rast se vini nga zona tashmë mjaft të prekura nga Covid-19, sikundër janë Italia, Kina, Anglia, Gjermanija, Franca, etj.,

2- KUJDESUNI ndaj vetes dhe të afërmëve tuaj sidomos atyre të moshuar, 3- KUJDESUNI ndaj higjenës suaj dhe asaj të mjedisit ku jetoni,

4- QËNDRONI për disa kohë vetëm në mjediset tuaja shtëpiake, 5- USHQEHUNI shëndetshëm dhe me ato mundësi që keni,

6- REHIDROHUNI herë pas here me çajra e lengje nga më të ndryshmet, 7- VETËIZOLOHUNI kur keni edhe dyshimin më të vogël të kontaktit me persona të sëmurë nga Covid-19, sepse ndihmoni në mos përhapjen e tij, POR edhe në mos sëmurjen tuaj,

8- INFORMOHUNI me kujdes kur keni paqartësira, DHE mos bini pre e sharlatanizmave dhe e protagonizmave te rrejshme, që jo pak ngrenë krye në rrethana të tilla epidemike,

9- VETËMJEKIMI me Antibakterialë/Antibiotikë është i pakëshillueshëm,

10- QËNDRONI në kontakt me MJEKËT e FAMILJES, të cilët ju njohin mjaft mirë, dhe merni këshillat e tyre shumë të dobishme në raste të tilla…..MOS përdorni vend e pa vend nr. 127, duke ju krijuar munësinë atyre që vërtet kanë nevojë, të marin keshillat e duhura dhe ndihmën mjeksore në kohën e duhur…..

KJO ËSHTË NDIHMA më e madhe që mundet të na bëni në kësi rastesh……NUKU është aspak koha dhe nuku ka aspak vend për MILITANTIZËM PARTIAK të asnjë ngjyre….30 vite ishin të mjafta për të treguar pandershmërinë, papërgjegjëshmërinë dhe pangopësinë e kësaj klase/kaste/glase politiqenërish, të cilëve u besuam fatet e DEMON-KRACISË…..

Ndaj kjo eshte menyra per ta mposhtur kete virus dhe te fillojme jeten aty ku e lame.Kemi nevoj per paqe dhe per lumturi ndaj te ruajm veten dhe familjen tone duke qendruar ne shtepi.