Ja se kur do të bjerë piku i valës së virusit. Mjeku i njohur bën deklaratën e rëndësishme

Mjeku i njohur Ilir Alimehmetika qene i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun”, ku ka folur në lidhje me situatën e pandemisë së Co vid-19 në vend, per te cilen permendi se vala e Co vid-19 është sezonale dhe se nuk ka pasur një shuarje, ndërkohë që sa i përket rënies së valës së virusit mjeku ju referua Italisë, ku tha se së fundmi ka një rënie të kulmit në disa qytete te tyre.

Ai po ashtu tha se mediat duhet të raportojnë edhe për personat që janë shëruar dhe kanë fituar betejën me Co vid-19.

Pastaj Rezart Xhaxhiut e ka pyetur: A do të kemi një pikë të rënies së valës?

“Këtë nuk mund ta themi dot qartë. Shohim qe Italia ka arritur kulmin në valën e dytë dhe po bie. Nuk është as çështje moti dhe as çështje mase. Pra duhet ti shohim të dhënat për ta kuptuar.
Në Shqipëri nuk ka një studim zyrtar, me shifra konkrete. Të gjithë ne kemi të sëmurë që njohim tashme dhe mund të shohë qartë që shumica e këtyre personave kanë simptoma të lehta. Janë të paktë njerëzit që kanë nevojë për trajtim më të rëndë. Këtë e krijojmë duke folur me kolegë me pjesëtar familjar.

Xhaxhiu: Pse nuk ka protokolle për mjekim si në Itali?

Alimehmeti: Jo se nuk janë ato janë por ne nuk kemi kulturën e leximit aq sa e ka Italia. Kemi krijuar një panik në popullatë dhe për një frikë të madhe kërkohet edhe një ndihmë më e madhe. Shumë veta janë mosbesues se mbase dhe një paracetomol mund të japë efekt. Fatkeqësisht situata mediatike nuk është e tillë, ka edhe që raportohet për të shëruar por kjo duket nën zë. Sot duhet të marrim parasysh që është momenti të themi siç është e vërteta dhe jo të bëjmë lajm sepse përkthehet në përkeqësim të shëndetit publik.

Ruani veten dhe vendosni masken qe te mbroni edhe