Këpucët janë një nga gjërat që na veçojnë nga speciet e tjera. Jo vetëm që janë të bukura estetikisht, por ato mbrojnë këmbët tona të buta. Pavarësisht nga vlera e tyre e pallogaritshme për racën njerëzore, shumë njerëz brenda shtëpisë së tyre nuk duan t’i veshin. Disa madje besojnë se miqtë që vijnë në shtëpi e kanë detyrim që të ndihmojnë për ta mbajtur dyshemenë e pastër, duke i lënë këpucët jashtë ose te dera.
Unë e kuptoj se ka njerëz që nuk veshin këpucë në shtëpi për arsye kulturore ose fetare. Nëse po hyj në shtëpinë e dikujt nga një kulturë në të cilën veshja e këpucëve brenda është një shenjë mosrespektimi, sigurisht që do t’i heq ato. Unë do t’i heq ato gjithashtu nëse këpucët e mia janë të mbuluara me borë, baltë, gjak, jashtëqitje, pluhu ose mbetje të rrezikshme biomjekësore. Dhe nuk kam nevojë të më thuhet ta bëj këtë.
Por të më ndalosh të mbaj këpucët veshur vetëm për ta mbajtur dyshemenë tënde të pastër, është si të përdorësh një armë në një luftë me jastëkë. Pra rezulton që kjo është një mënyrë efektive e modës së vjetër për të arritur qëllimin për një dysheme të pastër, duke mos fyer zakonet e mia të higjienës dhe as duke mos rrezikuar këmbët e mia delikate, të pambrojtura dhe të vuajtura.
Në disa shtëpi ku njerëzit nuk veshin këpucë, ata nuk kanë frikë nga papastërtia, kanë nga mikrobet. Për këta njerëz, këpucët janë totalisht të ndaluara. Ata me siguri u frymëzuan për këtë nga një studim i vitit 2008 nga shkencëtarët në Universitetin e Arizonës që zbuloi se 96% e thembra të këpucëve kanë baktere fekale si E. coli mbi to.
Por prisni. Rezulton se E. coli është tashmë KUDO. Ju ndoshta jeni ulur në një grumbull të madh me E.coli tani. “ Nëse keni kafshë shtëpiake sigurisht që ajo hyn në shtëpi pa këpucë. Pra ju nuk i detyroni dot kafshët të veshin këpucët para se të hynë në shtëpi apo jo.
Por kur shkoj në një shtëpi dhe i zoti i shtëpisë më tregon këpucët, më duket përveçse një poshtërim edhe një sfidë fizike. Nëse nuk ka një stol ose karrige të vendosur me kujdes në hyrje të shtëpisë , vizitorëve u kërkohet të mbështeten pas një muri për të hequr këpucët. Po nëse vizitori është i moshuar ose i pafuqishëm ose thjesht ka ekuilibër të keq? Për shkak të gishtave të mi të thyer dhe sëmundjeve të kyçeve të lidhura me to, është e vështirë për mua të heq këpucët edhe në kushtet më të mira. Po sikur të rrëzohem dhe të lëndoj një nga pjesët e mia të pakta të trupit të padëmtuara, ndërkohë që respektoj diktatin tuaj qesharak të shtëpisë ku nuk mund të futesh po s’i hoqe këpucët?
Nëse i heq këpucët, këmbët janë krejtësisht të ndjeshme ndaj një morie objektesh shtëpiake: këmbët e karrigeve, këmbët e krevatit, xhamat e dyerve, copa të rastësishme legoje, lodra etj. Ju lutem, mos më ofroni një palë pantofla për mysafirë. A dukem sikur dua të vesh një palë pantofla të këqija të veshura më parë nga dhjetëra të panjohur para meje? Ka djersë të tharë në këmbë dhe lëkurë të vdekur në ato gjëra. Unë dua të qëndroj me E. coli, faleminderit.
Nëse mbani një shtëpi pa këpucë, duhet të dini gjithashtu se ndoshta po rrezikoni shëndetin e familjes suaj, jo vetëm këmbët. Ekspozimi i ulët ndaj papastërtive, bën që imuniteti juaj të jetë shumë i ulët. Fëmijët tuaj kur të dalin jashtë do të kenë një ekspozim të menjëhershëm dhe të tepruar në mikrobe, duke qenë kështu shumë më të ndjeshëm.
Praktika ime për këpucët brenda në shtëpi është kjo: Nëse nuk ka diçka seriozisht të keqe që është ngjitur dukshëm në pjesën e poshtme të këpucëve tuaja, ato duhet të qëndrojnë në këmbët tuaja, përveç nëse ju personalisht dëshironi t’i hiqni.