25-vjeçari është zbërthyer para trupës gjy.kuese se kishte gënjyer se e kishte nxjerrë në breg Enisën dhe ia kishte dorëzuar xhaxhait, pasi pati frikë nga ajo që kishte ndodhur.
Kam shkuar në Velipojë dhe jam takuar me Enisa Dodën, sepse kemi njohje familjare. Motra e saj është në Angli, ku jetoj edhe unë. Kemi hipur në një motoskaf uji që e kemi marrë për 30 minuta me qera
Ende pa përfunduar, përreth 10 minuta, kemi ecur me shpejtësi me motoskafin dhe për një moment jemi përplasur me dallgët në det. Aty jemi rrëzuar të dy në ujë ndërsa nuk kishim jelekët mbrojtës. Unë për disa çaste kam humbur ndjenjat, dhe pasi jam përmendur, kam nisur të notoj.
Mendova se mund të kishte dalë. Kam nisur të notoj dhe për një moment më është afruar një çift me një motoskaf tjetër dhe më thanë se do të lajmëronin pronarin e motoskafit që të vinin të më merrnin, sepse s’kishte vend pasi ishin dy vetë ata te motoskafi i tyre. Erdhi pronari dhe më mori në motoskaf dhe kemi dalë.