Zv.Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli thote se masat aktuale e kanë dhënë efikasitetin e tyre dhe ndaj ato do rivlerësohen sërish për dy javë.
“Masat që kanë propozuar më shumë vëmendje kanë dhënë efikasitetin e do të mbajmë dhe për 2 javë po në këtë mënyrë, pra do vijojë të jetë ora policore nga 20:00 deri në 6 të mëngjesit, mësimi online, dhe për shkak të numrave të të rinjve që janë rritur edhe si rezultat i prezencës së virusit britanik.
Fluturimet me Britaninë do mbeten të pezulluara dhe për dy javë”, tha Rakacolli.