Ja kush mund të udhëtoj drejte Greqis dhe në Shqipëri

Kush mund te kaloj nga Greqia ne Shqiperi keto jane disa rregulla qe ju duhet ti dini.

Lejohen të kalojnë nga Greqia në Shqipëri

Personat që disponojnë leje qëndrimi në Greqi dhe pasaporte Shqiptare
Personat që kanë hyrë në Greqi me 90 ditëshin (për më shumë klikoni këtu https://bit.ly/36qRGBr)

Personat që kanë leje qëndrimi në Greqi, por ju ka skaduar pasaporta Shqiptare dhe shkojnë në Shqipëri për ta rinovuar.

NUK LEJOHEN akoma qytetarët që udhëtojnë me pasaporta të huaja, si dhe me karte identiteti greke (Taftotita)

Akoma nuk lejohet kalimi me automjete me targa Greke në Shqipëri

Lejohen të kalojnë nga Shqipëria në Greqi

Qytetarët që janë të pajisur me pasaportë ose kartë identiteti greke si dhe bashkëshortët e tyre si dhe fëmijët nën 18 vjeç.

Qytetarët që janë të pajisur me pasaportë ose kartë identiteti të shteti të Bashkimit Europian si dhe bashkëshortët e tyre si dhe fëmijët nën 18 vjeç.

Qytetarë që jetojnë në Greqi dhe kanë në dispozicion leje qëndrimi në Greqi

Qytetarë shqiptarë që kanë marrë leje të posaçme nga shteti grek për punë sezonale
NUK LEJOHEN qytetarët Shqipëtar me pasaportë (90 ditëshi)

Personat që hyjnë në Greqi ose në Shqipëri sipas ligjit duhet të qëndrojnë në vetizolim (karantine) për 14 dit. Vet izolimi bëhet në VËNDBANESAT e tyre dhe JO nëpër hotele

Gjoba për shkelje të 90 ditëshit

Gjobat i vendos pika kufitare greke në Kakavi dhe është në varësi të policisë kufitare. Zyrtarisht policia ka të drejtë të vendosi gjoba, por praktikisht është në dorën e policit nëse do vendosi apo jo gjobë. Mundohuni të jeni i pajisur me vërtetim nga policia e cila thotë që perosni ishte i detyruar të qëndronte në Greqi për shkak të ndalesës të qarkullimit por dhe kjo nuk siguron 100% se nuk do vendoset gjobe. E theksojmë dhe një herë se Top Lines nuk mban asnjë përgjegjësi për çdo thoj penalizimi që do bëhet për shkak të tejkalimit të afatit e të qëndruarit në Greqi.

Zyra jonë në Athinë do jetë e hapur çdo ditë nga ora 7.00 deri në orën 20.00. Zyra në Pire do jetë e hapur nga ora 6.00 deri në orën 20.00

Për të rezervuar vënd komunikoni me numrat e telefonit

Zyra Athinë 2105203350-2105203351
Zyra Pire 2104636742
Zyra Korinth 2741021023