Mjekja e njohur Mira Rakacolli shpjegoi se përse QSUT-ja është kthyer në një vatër infektimi.
Edhe përdorimi nga njerëzit më rigorozë i mjeteve mbrojtëse. Siç është si astronauti duhet përdorimi me atë veshje qe të mbron nga kontakti me virusin, por virusin e merr dhe me ato veshje mbrojtëse. Një pjesë e mirë e personelit mjekësor e merr virusin nga zhveshja e këtyre veshjeve
Ajo ka thene se:“Ju thashë këtu nuk ka një përgjigje të prerë, indikatorët që unë ju përmenda do të na dërgojnë në shifra që mund të dërgojnë në kolaps sistemin shëndetësor ose në numër të madh të infektuarish, atëherë mund të kthehemi për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Unë bëj apel për njerëzit. Po të respektojmë të gjithë bashkë me rigorozitet rregullat do të vijojmë të jemi të suksesshëm si në situatën e parë. Me numrat që kemi jemi në gjendja që nëse i zbatojmë këto masa të vazhdojmë të jemi të kontrolluar dhe as të mos diskutohet më çështja e kthimit në karantinë. Nëse do të kemi rritje të mëdha më pas jemi të përgjegjshëm për shëndetin e njerëzve. Duhet të kemi një lloj sigurie në jetët tona. Virusi është ekziston dhe e vetmja mënyrë mbrojtje është masat për ta mos e kontaktuar fizikisht atë, nëpërmjet distancimit dhe kimikisht me anë të përdorimit të dezinfektatëve”, u shpreh Mira Rakacolli.