Mbi 40 pasagjer nuk kane udhetuar me Air Albania dhe kane pritur per te udhetuar.
40 pasagjerë shqiptarë që do të udhëtonin në linjën Bolonjë-Shqipëri kanë mbetur pa u nisur pasi kompania kishte nisur më shumë bileta se sa ishte kapaciteti i saj dhe pasagjeret i eshte dashur te presin.
Ngjarja është shoqëruar me konflikte e debate të forta mes pasagjerëve e përfaqësuesve të kompanisë në aeroporti e Bolonjës, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të rendit.
Denoncimi është bërë nga pasagjerët në rrjetet sociale të cilët ankohen se në situatën ku u ndodhën nuk i ka ardhur në ndihmë asnjë nga përfaqësuesit e kompanisë e as nga autoritetet shqiptare.
Fluturimi Tiranë-Bolonjë është udhëtimi i parë që u krye pas izolimit nga pandemia e nisjes së fluturimeve ndërkombëtare nga aeroporti shqiptar i kompanisë Air Albania, citon ora news.