Home TE NDRYSHME Ja cila do te jete skema e re e hapjes se kufijve...

Ja cila do te jete skema e re e hapjes se kufijve te BE, tamponi behet i detyruar per..

119
0

Shumë vende te BE kane filluar ti mbajne masaj masat anti-covid akoma me te forta dhe keshtu, duke vendosur dhe kufizime sigurie në pikat kufitare.

Per shkak se pandemia në keto ditët e fundit eshte rritur ne nivele infektimi, Franca njoftoi 11 vatra të reja përhapjeje në 24 orët e fundit, gjë e cila ka nxitur shqetësim të madh në sistemin e tyre shëndetësor.

Qeveria e Francës përditësoi listën e “vendeve me rrezik të lartë” dhe duke nisur nga 1 gushti do të kërkojë teste për Covid-19 për këdo që mbërrin nga 16 shtetet e renditura, në të cilat virusi po qarkullon me shumë shpejtësi.

Njoftimi zyrtar erdhi nga kryeministri, Jean Casquets, ku u deklarua gjatë një vizite në aeroportin Charles de Gaulle në veri të Parisit.

Në listë bëjnë pjesë tashme vende si SHBA, Brazili, India, Serbia dhe Turqia. Por vazhdon te jete shqetësuese edhe situata në Spanjë, vend i cili shënoi një rritje të madhe në rastet ditore. Rajone të ndryshme spanjolle po rivendosin masa kufizuese përfshirë mbylljen e aktiviteteve të jetës së natës ku ka me teper grumbullime.

Edhe Gjermania është shqetësuar nga rritja e lehtë e shifrave ditore dhe për të frenuar përhapjen, ka njoftuar se të gjithë pasagjerët që vijnë nga vende me rrezik të lartë do të testohen falas në pikat kufitare. Në të kundërt do të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.

Me tej akoma qeveria e Austrisë bëri të detyrueshme mbajtjen e maskës mbrojtëse në ambiente publike dhe hapësira të përbashkëta. Gjithashtu ka shtuar kontrollet kufitare duke kërkuar rezultat negative për Covid-19 ose karantinim për 14 ditë.

Ndërkohë, edhe Anglia e bëri të detyrueshme mbajtjen e maskës mbrojtëse në dyqane dhe ambiente të tjera publike dhe per ata që shkelin këtë masë gjobiten deri në 100 paund.