Kur gatuani produkte që lëshojnë yndyrna, sidomos kur piqni pulë apo mish derri, gjithmonë përfundoni me një tigan plot e përplot me yndyrë. E vetmja pyetje që të vjen ndërmend është: Çfarë të bëj me të? Cila është mënyra më e mirë për t’a përdorur?
Për një moment, me siguri mendoni që gjëja më e mirë është t’a vini tiganin sipër lavamanit dhe t’a derdhni të gjithë yndyrën. Gjëja kryesore që duhet të mbani mend: në asnjë rrethanë yndyra e gatimit nuk duhet derdhur në lavaman. Po ashtu nuk duhet t’a hidhni edhe në tualetin e banjës.
Ndoshta nuk mund të japë ndonjë problem të menjëhershëm, por me kalimin e kohës yndyra do të bllokojë të gjithë rrjetin hidraulik në shtëpi. Dhe në rastin më të keq mund të dëmtojë sistemin lokal të kanalizimeve duke shkaktuar një katrahurë të vërtetë.
Ka një mënyrë më të mirë për t’u marrë me yndyrën e gatimit:
Si fillim shihni nëse mund të përdoret sërish
Ka shumë lloje yndyrash, si ajo e proshutës, njësoj si vaji që përdoret për skuqje të perimeve si kanola apo vaji i kikirikut që mund të përdoren sërish.
Nëse keni gatuar me një nga këto yndyra, ruajini dhe përdorini sërish. Yndyra nga proshuta duhet të ruhet në një enë të mbyllur. Nëse keni në plan t’a përdorni menjëherë mbajeni në temperaturë dhome, përndryshe ruajeni në frigorifer ose ngrirje.
Ndërsa vajin për skuqje ruajeni në një enë të mbllur fort në një vend të freskët dhe të errët.
Po në rast kur nuk përdoret?
Nëse yndyra e mbetur nga gatimi nuk ruhet, ja se si të veproni:
Sapo yndyra të jetë ftohur tërësisht, hidheni në një tas apo enë në propocion me sasinë e yndyrës së mbetur dhe futeni në frigorifer të forcohet. Më pas me lugë, hidheni në mbeturina dhe lajeni mbajtësen