Për çdo çift të ri premtimet ‘përgjithmonë’ bëhen me sigurinë dhe dëshirën e madhe që me të vërtetë ashtu do të ndodhë. Por shpesh jeta ka të papritura, kur një femër e gjen veten e vetme, me një, apo disa fëmijë për të ta shpesh nënës i duhet të bëjë edhe rolin e babait.
Rita Lati
Aktorja e humorit mban ende sot mbiemrin e ish-bashkëshortit të saj, me të cilin u nda shumë vitë më parë, kur e bija ishte ende një fëmijë. Sic ka thne edhe ajo, fokusi i saj me pas do të ishte vajza e saj e vetme dhe karriera. Duke qenë se ish-bashkëshorti I Ritës është ndarë nga jeta, asaj i është dashur që për Rozën të bëjë edhe figurën e babait shpesh here.
Monika Lubonja
Ishte vetëm 23 vjeç kur u bë nënë për herë të parë. Aktorja simpatike vetëm pas pak vitesh martesë me babain e vajzës së saj u divorcua, dhe qe prej atehere nuk u martua me askënd tjetër. Sot Monika Lubonja afer te 50-ve duket se ja kushtuar jetën e saj, vajzës tashmë 23-vjeçare, e sigurisht karrierës.
Eli Fara
U divorcua kur vajza Marina ishte fare e vogël, e që atëherë Eli asnjëherë nuk ka folur për babain e vajzës së saj ne publik.
Ndonëse kanë kaluar më shumë se dy dekada, që kur kishte statusin e martuar, ajo ka zgjedhur që të paktën zyrtarisht të mbesë beqare dhe sic duket vajza Marina dhe karriera e kanë plotësuar jetën e saj.
Albëria Hadërgjonaj
Ajo eshte martuar në një moshë fare të re, vetëm 16 vjeç dhe me pas solli në jetë vajzën e saj të parë Agnesën e dy vite më vonë vajzen tjeter Anxhelinën. Por me gjithë ato vite martesë, këngëtarja Albërie Hadërgjonaj do t`i jepte fund marteses disa vite më parë pasi sic ka rrëfyer edhe vete shkaku ka qenë tradhëtia nga ana e ish-bashkëshortit.
Sot ajo jeton në Amerikë, dhe ne nuk dime nëse është dikush në jeten e saj sepse për publikun ajo është nëna e dy vajzave bukuroshe dhe një këngëtare e zonja.
Juli Xhokaxhi
Ajo na prezanton me lajmet me te reja në studion e lajmeve të ABC news ama për jetën e saj private nuk dinim asgje deri para një viti, ku e ftuar në programin “Rudina”, gazetarja Juli Xhokaxhi na njohu ne si publik me një anë tjetër të jetës së saj si mami beqare e Orenit tashmë 20-vjeçar. Juli është e divorcuar ndërsa edhe për të fokusi ka qenë rritja e djalit dhe karriera si spikere dhe gazetare.